Kompania ajrore Air India, ka konfirmuar se nga 242 persona sa ishin në aeroplanin që u rrëzua të enjten, vetëm një shtetas britanik ka mbijetuar, raporton “BBC”.
Aeroplani u përplas në një zonë banimi në Ahmedabad në Indi.
Zyrtarët e Indisë kanë thënë se ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit në vendin ku ndodhi aksidenti.
Tash përqendrimi ynë i plotë është te nevojat e atyre të prekur, te familjet e tyre dhe të dashurit e tyre”, ka thënë Air India, që shtoi se “i mbijetuari i vetëm” po trajtohet në spital.
Raportohet se në total numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 290.
Shifra zyrtare e të vdekurve do të bëhet e ditur pasi të kryhen testet e ADN-së.
Ministri i Brendshëm i Indisë, Amit Shah, tha se kanisur procesi i testimit të ADN-së së viktimave.