Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një ndërtesë banimi në Londër. 15 motorë dhe rreth 100 zjarrfikës janë paraqitur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve që ranë në De Pass Gardens.
Mediat britanike raportojnë se fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por banorët u përfshinë në panik.
Zjarr u shtri në gjashtë kate të ndërtesës, por pas disa orësh pune zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll flakët.
Sipas Daily Mail, autoritetet evakuuan edhe banorët që ndodheshin në ndërtesa të tjera, pranë asaj të përfshirë nga flakët.
Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm