Mbi 100 zjarrfikës të New South Walesit në Australi është dashur të luftojnë me një zjarr masiv që përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në zonën “Surry Hills” të Sydneyt, raporton BBC.
Disa mure të banesës shumëkatëshe janë shembur, ndërsa kishte pasur shqetësime se zjarri do të përhapej edhe në komplekset banesore përreth.
Zyrtarët kanë thënë se u ndez shkalla “10-të e alarmit”, që është shkalla më e lartë për zjarr.
Një zjarrfikës ka marrë djegie të vogla në dorë, por nuk është raportuar ende nëse ka lëndime tjera apo të vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
Sydney në alarm, mbyll shkollat shkaku i zjarreve
-
Mijëra banorë evakuohen në Sydney për shkak të përmbytjeve
-
Zjarret në shtetin e Washingtonit detyrojnë 60 mijë njerëz të evakuohen
-
Pesë të vdekur në Belgjikë pas një zjarri në një ndërtesë
-
Vala e të nxehtit godet Australinë, paralajmërohet për rrezik zjarri “katastrofik”