Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë lënduar në rrëshqitjet e dheut dhe shirat intensivë që vazhdojnë që nga fillimi i muajit mars e deri më tani në Kolumbi, shkruan AA.
Sipas raportit të Zyrës Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Katastrofa (UNGRD), thuhet se nga rrëshqitjet e dheut dhe shirat intensivë janë prekur më shumë rajonet Cundinamarca, Antioquia dhe Santander.
Që nga marsi e deri më tani si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe shirave intensivë kanë humbur jetën 80 persona dhe janë lënduar 10 të tjerë.
Për shkak të shirave intensivë janë shkaktuar dëme serioze në gjithsej 418 zona.
Në zonat në fjalë për shkak të reshjeve dhe rrëshqitjeve të dheut janë dëmtuar 16.295 shtëpi.
Edhe
Shkon në 33 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi
Sipas raportit, nga katastrofat janë dëmtuar 730 autostrada, 72 ura, 37 vendkalime për këmbësorë, 90 ujësjellës, 37 kanalizime, 108 institucione arsimore dhe 7 qendra shëndetësore.
Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut çdo vit në Kolumbi humbin jetën shumë persona dhe shkaktohen dëme serioze.