Pentagoni ka thënë se po punon për të përcaktuar shkallën e rrjedhjes së informatave të klasifikuara që kanë ndodhur javët e fundit.
Chris Meagher, zëdhënës i Pentagonit, ka thënë se janë marrë masa për të parë se si këto informata janë shpërndarë dhe te kush.
“Departamenti i Mbrojtjes po punon për të shikuar shkallën e shpërndarjes, për të vlerësuar ndikimin. Ne ende jemi duke hetuar se çfarë ka ndodhur, si dhe shkallën e çështjes. Janë marrë masa për të shikuar nga afër se si këto informata janë shpërndarë dhe te kush. Ende jemi duke shikuar se çfarë ka rrjedhur”, ka thënë Meagher.
Meagher ka thënë se Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është njoftuar për rrjedhjen e dokumenteve qysh më 6 prill.
Meagher ka treguar se gjatë fundjavës, zyrtarët amerikanë kanë kontaktuar aleatët dhe partnerët, disa prej të cilëve po ashtu janë implikuar në këto rrjedhje të dokumenteve.
Nga Pentagoni është thënë se rrjedhja është "rrezik serioz" për sigurinë kombëtare.
Edhe
Dhjetëra dokumente të rrjedhura nga Pentagoni po qarkullojnë nëpër internet
Dokumentet besohet se kanë informata të ndjeshme sa i përket luftës në Ukrainë, si dhe Kinës e Rusisë.
Është raportuar se Ukraina ka vendosur të ndryshojë strategjinë për shkak të rrjedhjeve nga Pentagoni.
-
Ukraina do të ndryshojë strategjinë ushtarake për shkak të rrjedhjes së informacioneve nga Pentagoni
-
Dokumente që pretendohen të jenë sekrete të SHBA-së e NATO-s për Ukrainën, dalin në shesh
-
Disa sektor të Pentagonit në izolim pas një incidenti me “materiale të rrezikshme”
-
Pentagoni po shqyrton dërgimin në Lindje të Mesme të ndihmës ushtarake të paraparë për Ukrainën