Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pentagoni i kërkon NATO-s mbështetje kundër talibanëve në Afganistan

Shefi i Pentagonit JamesMattis dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohen sot në Kabul me autoritetet afgane, pas njoftimit të një përforcimi të pranisë amerikane me 3 000 trupa.

SHBA-ja, që po zhvillon në Afganistan luftën e saj më të gjatë që prej vitit 2001, ka aktualisht në terren 11 000 trupa dhe i ka kërkuar NATO-s të rrisë gjithashtu forcat e operacionit “Mbështetje e Vendosur” (MV).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendet e Traktatit të Aleancës së Atlantikut numërojnë rreth 5 000 trupa në terren në krahë të atyre amerikane.

Mattis dhe Stoltenberg do të takohen me përgjegjësit e “Mbështetje e Vendosur”, e komanduar nga gjenerali amerikan, John Nicholson në Shtabin e tij të Përgjithshëm të operacionit që ndodhet në kryeqytetin afgan, sipas një komunikate të MV-së/

Më pas ata do të takohen me presidentin afgan, Ashraf Ghani qeveria e të cilit de forcat e sigurisë janë duke u përballur me talebanët dhe grupin Shteti Islamik, aktivë në lindje dhe veri të vendit.