Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pengmarrësi në Amsterdam goditet me veturë nga Policia

Situata e pengmarrjes në shitoren e Applet në Amsterdam që ndodhi mbrëmë u mbyll, kur pengu iku nga shitorja, ndërsa pengmarrësi u godit me veturë nga Policia ndërsa tentoi të arratisej, njoftojnë mediumet holandeze.

“Mund të konfirmojmë se pengmarrësi ka dal nga shitorja e Applet dhe pengu është i sigurt”, është thënë nga Policia në Twitter.

Një person i armatosur ishte futur në shitore të Applet ndërsa kishte marrë një peng. Në shitore kishin qenë edhe persona tjerë por kishin arritur të iknin.

Policia kishte kaluar disa orë duke negociuar me të. Situata e pengmarrjes erdhi, pas një tentimi të grabitjes që dështoi.