Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një person i armatosur ka marrë pengje në një shitore të Applet në Amsterdam

Policia në Amsterdam po reagon ndaj një situata të pengëmarrjes në një shitore të Applet në zonën Leidseplein, raporton BBC.

Forcat e rendit janë ftuar për një grabitje të armatosur të martën pasdite, që u bë më pas situatë e pengmarrjes.

Zyrtarët policorë janë në vendin e ngjarjes për të arritur marrëveshje me një individ të armatosur, ndërsa disa persona kanë arritur të largohen nga shitorja, është thënë nga Policia.

Por, Policia po heziton të japë më tepër detaje për shkaqe sigurie.

Policia u ka kërkuar personave në atë zonë të ndalojnë së postuari imazhe apo video në rrjete sociale, për shkak të sigurisë të atyre që janë ende brenda shitores.

Në media holandeze ka qarkulluar një pamje e një personi duke treguar armën e duke mbajtur një person tjetër.