Uashington, 19 nëntor– Deputetët demokratë e zgjedhën sërish Nancy Pelosi-n kryetare të Dhomës së Përfaqësuesve, ku ata do të kenë një shumicë të ngushtë me fillimin e mandatit të Joe Biden.
“Urime, Nancy Pelosi, sërish e zgjedhur nga Demokratët e Dhomës për të qenë udhëheqësja dhe kandidatja jonë e guximshëm për postin e Kryetares së Dhomës së Kongresit të 117-të!”, shkroi në Twitter grupi parlamentar demokrat, përgjegjës për këtë emërim.
Gjatë votimit, pati zëra për më shumë rinovim, megjithatë Pelosi do të jetë ajo që do të betohet në janar, pas një votimi zyrtar të deputetëve, në seancën e re parlamentare/AFP.
Artikuj të ngjashëm
-
Pelosi nuk kërkon mandat të ri, mbetet në Kongres
-
Nancy Pelosi largohet nga posti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve
-
Nancy Pelosi rizgjidhet kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve
-
Nancy Pelosi njofton pensionimin pas katër dekadash në Kongresin amerikan
-
Pelosi, 83-vjeçare, do të garojë përsëri për Kongres