Presidenti amerikan, Donald Trump, ka në plan të emërojë Patrick Shanahan, një ish-zyrtari i Boeing, si sekretar të mbrojtjes.
Kësisoj, Trumpi pritet të thyejë traditën, duke zgjedhur si shef të Pentagonit dikë që bëri karrierë në një kompani të madhe.
Shanahan ishte nën hetime nga inspektori i përgjithshëm i Pentagonit për dyshimin se kishte kërkuar trajtim preferencial të Boeing-ut, ndërsa ishte në Departamentin e Mbrojtjes, transmeton KTV. Por, ai u lirua nga akuzat në muajin prill. Ai ka shërbyer si sekretar i përkohshëm i Mbrojtjes që prej janarit.
Shanahani tha në një deklaratë se ai ishte i angazhuar në modernizimin e forcave ushtarake të SHBA-së. Ai pritet të zbatojë strategjinë kombëtare të Trumpit për mbrojtje, e cila i jep përparësi konkurrencës me Kinën dhe Rusinë.