Presidenti amerikan, Donald Trump emëroi të premten Mark Esper në postin e sekretarit të Mbrojtjes, njoftoi Shtëpia e Bardhë, në kontekstin e tensioneve me Iranin.
Emërimi i Esper, i cili zëvendësoi të martën Patrick Shanahan, i cili mbante postin e sekretarit të përkohshëm të Mbrojtjes, pritet të marrë miratimin e Senatit amerikan.
Ekzekutivi amerikan nuk ka më besim tek sekretari i Mbrojtjes që prej dorëheqjes së Jim Mattis, mjaft e komentuar në dhjetor 2018, në sfondin e mosmarrëveshje të thella mes Donald Trump.
Një situatë që dobëson reputacionin e Pentagonit, ndërsa SHBA-ja po ndërmerr dy luftëra, në Siri dhe në Afganistan, dhe se presidenti amerikan njoftoi të premten anulimin në minutën e fundit të sulmeve kundër Iranit.
Procesi i konfirmimit në funksionet e larta të qeverisë është i gjatë dhe kompleks në SHBA./Atsh/
-
Trumpi shkarkon sekretaren e Sigurisë Kombëtare
-
Trumpi riemërton Departamentin e Mbrojtjes në Departament të Luftës
-
Rutte takon Trumpin para samitit të NATO-s
-
Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë
-
Hegseth: Çfarëdo marrëveshje paqeje me Iranin do të jetë marrëveshje e mirë