Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi se ai ka nominuar sekretarin e Ushtrisë, Mark Esper për pozitën e sekretarit të Mbrojtjes.
Esper, që prej 24 qershorit do të bëhet ushtrues detyre i sekretarit të Mbrojtjes, pasi nga ky post dha dorëheqje, Patrick Shanahan.
Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, Esper do të zëvendësojë Jim Mattis, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të Mbrojtjes në fillim të vitit 2019, pas mosmarrëveshjeve me presidentin Trump lidhur me politikën e jashtme, përcjell rel.
Esper, një veteran i ushtrisë dhe i diplomuar në West Point, ka shërbyer në luftën e parë të Irakut. Ai gjithashtu ka punuar si lobist në një firmë për mbrojtje.
Presidenti Trump po ashtu ka njoftuar se do të nominojë David Norquist në postin e nënsekretarit të Mbrojtjes dhe Ryan McCarthy në postin e sekretarit të Ushtrisë.
-
Hegseth largon nga detyra shefin e Shtabit të Ushtrisë amerikane
-
Trumpi riemërton Departamentin e Mbrojtjes në Departament të Luftës
-
Rutte takon Trumpin para samitit të NATO-s
-
Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë
-
Dorëhiqet sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey