Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Pat Shanahan ka theksuar se Pentagoni mbetet “i përqëndruar në detyrën për mbrojtjen e vendit”. Shanahan i bëri komentet kur mori detyrën pas dorëheqjes së Sekretarit Jim Mattis.
“Mirëpres bashkëpunimin me Presidentin Trump për të vënë në jetë vizionin e tij, në bashkëpunim me drejtuesit e tjerë të këtij institucioni, shtabin e përbashkët, komandantët dhe zyrtarët e lartë në Departamentin e Mbrojtjes,” tha ai.
Ndryshe nga Gjenerali Mattis, i cili mori drejtimin e Pentagonit pas një karriere të gjatë me Marinën Amerikane dhe pas shërbimit në Afganistan si komandant i lartë, Shanahan nuk ka përvojë ushtarake. Ai filloi punën në Pentagon në 2017, pas një karriere 30-vjeçare për kompaninë e aviacionit, Boeing ku ka drejtuar programe civile dhe ushtarake.
Jim Mattis dha dorëheqjen më 20 dhjetor, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë ku pati mospajtime me presidentin Trump lidhur me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Siria.
Trupat amerikane u dislokuan në Siri për të mbështetur operacionet kundër Shtetit Islamik.
-
Hegseth largon nga detyra shefin e Shtabit të Ushtrisë amerikane
-
Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë
-
Disa sektor të Pentagonit në izolim pas një incidenti me “materiale të rrezikshme”
-
Dorëhiqet sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey
-
Hegseth alarmon për rritjen e forcave ushtarake të Kinës