Pasaporta e vaksinimit në Angli në klube të natës dhe në ambiente tjera të mbyllura do të kërkohet në fund të këtij muaji, kanë konfirmuar institucionet përkatëse.
Nadhim Zahawi ka thënë se është koha e duhur të fillohet kjo skemë në turmat e mëdha pasi të gjithë personat mbi 18 vjeç veçse janë vaksinuar me të dyja dozat deri tash.
T’u kërkohet njerëzve certifikata e vaksinimit, është kritikuar nga bizneset dhe disa deputetë.
Por, Zahawi ka thënë se me këtë do të sigurohej që ekonomia të rrinte e hapur.
“Mënyra më e mirë që të mbahen ekonomitë hapur, është që të veprojmë në këtë mënyrë. Një gjë që e kemi kuptuar gjatë kësaj kohe është se virusi vazhdon të shpërndahet”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm