Më shumë se 4.2 milionë njerëz të moshës mes 18 dhe 29 vjeç në Angli janë tashmë të vaksinuar kundër koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i vendit ndërsa thuhet se rezultatet janë arritur tre javë që nga nisja e programit të vaksinimit për personat mbi 20 vjeç.
Deri në fillim të javës tjetër, autoritetet e shëndetit në vend presin që të kenë vaksinuar gjysmën e të gjithë të rriturve në këtë grup-moshë.
Në Angli, sipas raportimeve, janë hapur me qindra qendra vaksinimi përfshirë ato në stadiume dhe qendra tregtare në përpjekje për të përshpejtuar procesin ndërsa numri i rasteve me COVID-19 vijon të rritet.
Artikuj të ngjashëm
-
Vaksina ka parandaluar hospitalizimin e 230 mijë njerëzve në Angli
-
Britania ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullatës
-
Vaksinimi i shpejtë: Në Britani festohet lehtësimi i masave
-
Më shumë se 2.5 milionë njerëz kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID në Angli
-
Britania e Madhe ka vaksinuar 25 milionë qytetarë me dozën e parë të vaksinës anti-COVID