Britania e Madhe ka bërë të ditur të mërkurën se më shumë se 25 milionë qytetarë të saj tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.
Kjo shifër e të vaksinuarve me dozën e parë është arritur 100 ditë pasi ka nisur për herë të parë vaksinimi në këtë shtet, raportojnë mediat e huaja.
Sipas Qeverisë, kjo nënkupton se pothuajse gjysma e të rriturve britanikë kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
“Ky moment historik është një arritje historike që përfaqëson 25 milionë arsye për të qenë të sigurt për të ardhmen ndërsa me kujdes hapim përsëri shoqërinë”, është shprehur kryeministri Boris Johnson përmes një deklarate për media.
Britania e Madhe është shteti i parë në botë që ka nisur zyrtarisht vaksinimin e popullatës së saj më 8 dhjetor të vitit të kaluar.
Margaret Keenan, është një 90 vjeçare e cila është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën anti-COVID.
-
Britania e Madhe vaksinon mbi 20 milionë njerëz me dozën e parë të vaksinës anti-Covid
-
Britania shënon rekord, brenda 24 orëve të fundit 35,847 raste pozitive
-
Britanisë së Madhe po i rriten vazhdimisht rastet pozitive me COVID-19
-
Gjysma e të rriturve nën 30 vjeç janë vaksinuar tashmë në Angli
-
Britania ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullatës