Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania shënon rekord, brenda 24 orëve të fundit 35,847 raste pozitive

Britania e Madhe ka shënuar sërish rekord rastesh të reja me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet janë regjistruar 35,847 raste pozitive.

Qeveria britanike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, shteti ka regjistruar edhe 149 vdekje si pasojë e koronavirusit.

Sipas të dhënave zyrtare, ky është numri më i madh i vdekjeve që nga 12 marsi i këtij viti.

Vetëm të martën, në Britani të Madhe, 55,410 personave u është dhënë doza e parë e vaksinës, duke e çuar kështu në total numrin total të të vaksinuarve me dozën e parë, në 47,792,552, që në përqindje i bie, 87.9% e të rriturve të popullatës.

Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare, deri më tani 130, 676 njerëzve u janë dhënë të dy dozat, që nënkupton se 77,4% e të rriturve janë të imunizuar.

Kjo ka ardhur pak pasi një hulumtim ka nxjerrë se mbrojtja me të dy dozat e Pfizerit ose AstraZenecas nis të zbehet brenda gjashtë muajsh.