Skemën për lëshimin e pasaportave të vaksinave, që do mundësonte hyrjen në klube dhe tubime të mëdha, e ka mohuar Ministria e Shëndetësisë britanike.
Sekretari i kësaj Ministrie, Sajid Javid, ka thënë se kjo nuk do të ndodhë .
“Ne nuk duhet të bëjmë gjëra të tilla. Jam i kënaqur të them se nuk do të ecë përpara ky plan”, ka thënë ai për BBC.
Një skemë e tillë ishte thënë se do prezantohej në fund të shtatorit.
Këtë skemë e kanë kundërshtuar edhe deputetët konservatorë nga Grupi i rimëkëmbjes së COVID-19 dhe liberalët demokratë, duke e cilësuar si të papranueshme dhe përçarëse.
Artikuj të ngjashëm