Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas trazirave të fundjavës, Macron shqyrton ndalimin e protestave në Champs Elysee

Foto: Reuters

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po e shqyrton mundësinë e ndalimit të të gjitha demonstratave në Champs Elysee, pasi protestuesit “jelekverdhë” e shkatërruan bulevardin ikonik të Parisit gjatë kësaj fundjave, ka bërë të ditur të hënën zyra e presidentit.

Protestuesit e afërt me lëvizjen e “jelekverdhëve” i dogjën të shtunën restorantin e famshëm “Fouquet’s” në afërsi të Champs Elysees, disa stenda gazetash, një dyqan mallrash luksoze “Lonhchamp” dhe disa vetura, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

Si rrjedhojë e protestave të së shtunës, të cilat rikujtuan përplasjet e dhunshme të dhjetorit të shkuar mes protestuesve dhe policisë në Champs Elysee, Macron mblodhi të hënën në takim ministrin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë ndërsa premtoi të ndërmarrë “masa të ashpra”, sa më parë që është e mundur, për të ndaluar protestat e tjera të shtunën e ardhshme.

Që prej mesit të nëntorit, protestuesit “jelekverdhë” – një grup ky që fillimisht kërkoi uljen e taksës së karburanteve por që më pas evoluoi në një lëvizje të përgjithshme opozitare kundër Qeverisë – kanë mbajtur demonstrata çdo të shtunë përgjatë kryeqytetit francez.

Artikuj të ngjashëm