Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron pritet të paraqesë sot “ndryshimet e mëdha”

Foto: Reuters

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do t’i adresohet të hënën (sot) popullit francez në një konferencë shtypi në Pallatin Elysee, ka bërë të ditur kabineti presidencial, raportojnë mediat franceze.

Në adresimin para popullit, që pritet të mbahet në orën tetë të mbrëmjes, Macron do të bëjë të ditura masat që do të marrë në kuadër të reagimit pas kërkesave të shtruara në rrugë nga “Jelekëverdhët”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Masat pritet të bazohen në rezultatet e “debatit të madh kombëtar” të Macroni që zgjati tre muaj në mbarë vendin, ka njoftuar Qeveria franceze, transmeton “Koha Ditore”.

“Jelekëverdhët” kanë mbajtur protesta për 22 javë me radhë fundjavëve. Kjo lëvizje u shndërrua në një formë kryengritjeje në rrugë për shkak se njerëzit kundërshtuan ngritjen e çmimit të naftës. Demonstruesit kërkuan më shumë barazi fiskale dhe barazi shoqërore në vend.

“Kemi vendosur të transformojmë zemërimin në zgjidhje”, është shkruar në llogarinë zyrtare të Macronit.