Forcat ukrainase kanë rrëzuar disa dronë dhe gjashtë raketa lundrimi të një sulmi rus në portin e Odesës, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase, një ditë pasi Moska pezulloi marrëveshjen që lejonte Kievin të transportonte furnizime jetike me grurë përmes portit të Detit të Zi.
Rusët fillimisht synonin ta shkatërronin mbrojtjen ajrore të Ukrainës me dronë dhe më pas shënjestruan Odesën me gjashtë raketa lundrimi Kalibr, ka njoftuar Komanda Jugore e Ushtrisë Ukrainase.
Të gjashtë raketat dhe 25 dronët u rrëzuan nga mbrojtja ajrore në rajonin e Odesës dhe zona të tjera në jug, por mbetjet e tyre dëmtuan disa objekte të portit e disa ndërtesa banimi, duke plagosur një të moshuar në shtëpinë e tij.
Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës ka theksuar se sulmi tregoi se Kremlini është gati të rrezikojë jetën e miliona njerëzve në mbarë botën që kanë nevojë për eksportet e grurit ukrainas.
-
Rusia me sulme intensive gjatë natës në të gjithë Ukrainën
-
Rusia përgjegjëse për sulmin në portin e Ukrainës, një ditë pas marrëveshjes për grurin
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, gjashtë të vdekur
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
-
Ukraina sulmon portin rus Ust-Luga, goditet terminali i naftës