Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas Mona Lizës, aktivistët hedhin supë edhe mbi një tjetër vepër arti

Pasi hodhën supë mbi pikturën e mirënjohur të artistit Leonardo DaVinci, Mona Liza, aktivistët e ndryshimeve klimatike, të shtunën, kanë hedhur supë mbi pikturën e Claude Monet, “Le Printemps” raporton “NDTV”.

Vepra e vitit 1872, e cila ndodhet në muzeun “Beaux Arts”, në qytetin Dijon të Francës, është sulmuar nga aktivistët e “Riposte Alimentaire”.

Vepra ishte e mbrojtur me xham, por drejtuesit e muzeut kanë thënë se duhet bërë restaurim dhe kontrollim më i detajuar për të kuptuar se a është dëmtuar piktura.

Image

Drejtuesit e muzeut gjithashtu kanë deklaruar se do të ankohen për vandalizëm, duke shtuar se dy nga aktivistët janë arrestuar.

Një anëtare e “Riposte Alimentair”, ka thënë se duhet të veprohet sa më shpejt, në mënyrë që të mos bëhet vonë për ta shpëtuar planetin nga ndryshimet klimatike.

“Ne e duam artin, por artistët e së ardhmes nuk do të kenë mbi çka të pikturojnë, sepse planeti po digjet”, ka thënë ajo.

Edhe Dy aktiviste hedhin supë drejt pikturës së Mona Lizës Botë Dy aktiviste hedhin supë drejt pikturës së Mona Lizës

Ngjarja ishte e ngjashme me atë që ndodhi në muzeun “Louvre” në Paris, kur nga po i njëjti grup aktivistësh u sulmua me “supë” Mona Liza.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet një vepër e artistit Monet, pasi që në vitin 2022, një grup protestuesish gjermanë hodhën pure mbi veprën e mbrojtur nga xhami “Les Meules”, që gjendet në një muze në Potsdam.

Image