Protestuesit kanë hedhur supë drejt xhamit që mbron pikturën e Mona Lisas në Francë, duke bërë thirrje për të drejtën për “ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”.
Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinci është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në Muzeun e Luvrit në qendër të Parisit.
Muzeu tha se vepra ishte pas xhamit mbrojtës dhe nuk ishte dëmtuar.
Video tregon dy protestuese gra duke hedhur lëngun e supës.
Më pas ata qëndrojnë përpara pikturës duke thënë: “Çfarë është më e rëndësishme? Arti apo e drejta për ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm?
“Sistemi juaj bujqësor është i sëmurë. Fermerët tanë po vdesin në punë”, kanë thënë ato.
Një grup i quajtur Riposte Alimentaire mori përgjegjësinë për këtë veprim.
Edhe
Pas Mona Lizës, aktivistët hedhin supë edhe mbi një tjetër vepër arti
Në një deklaratë të postuar në X, dikur Twitter, grupi tha se protesta ishte pjesë e përpjekjeve për të integruar “ushqimin në sistemin e përgjithshëm të sigurimeve shoqërore”.
Grupi bëri thirrje që një kartë ushqimi me vlerë 150 euro t'u jepet qytetarëve çdo muaj për t'u përdorur në ushqim.
ALERTE - Des militantes pour le climat jettent de la soupe sur le tableau de La Joconde au musée du Louvre. @CLPRESSFR pic.twitter.com/Aa7gavRRc4
— CLPRESS / Agence de presse (@CLPRESSFR) January 28, 2024