Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vepra e Monet “Lulëkuqet” nuk u shpëton aktivistëve të klimës

Pikturat - Monet

Një aktivist i klimës është arrestuar, pasi kishte ngjitur një poster në një pikturë të Monet në muzeun “Orsay” në Paris për të tërhequr vëmendjen ndaj ngrohjes globale.

Veprimi i gruas, një anëtare e “Riposte Alimentaire” (Përgjigje për Ushqimin) - një grup aktivistësh mjedisorë dhe mbrojtës të prodhimit të qëndrueshëm të ushqimit - u pa në një video të postuar në X, duke vendosur një poster të kuq mbi “Coquelicots” (Lulëkuqet) të piktorit impresionist francez, Claude Monet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në video ajo tha për posterin që mbulon artin e Monet se “ky imazh makthi na pret nëse nuk vendoset asnjë alternativë”.

Piktura e Monet, e përfunduar më 1873, tregon njerëz me çadra që shëtisin në një fushë lulëkuqeje.

Ajo ishte e mbrojtur me xham, por Muzeu nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi gjendjen e pikturës pas sulmit.

“Riposte Alimentaire” ka marrë përgjegjësinë për disa sulme ndaj artit në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës klimatike.

Aktivistët e klimës hodhën pire patatesh në veprën e Monet në Gjermani

Ato përfshijnë sulme me supë në veprën “Mona Liza” në Muzeun e Louvre dhe në një pikturë tjetër të Monet në Muzeun e Arteve të Bukura të Lionit në shkurt.

Muajin e kaluar, aktivistët që i përkisnin grupit ngjitën fletushka rreth “Liberty Leading the People”, një pikturë e Eugène Delacroix në Louvre  .

Në prill, dy nga anëtarët e nismës u arrestuan në muzeun “Orsay” të dyshuar për përgatitjen e një aksioni atje.

Folegj: Piktura e Monet, e përfunduar më 1873, tregon njerëz me çadra që shëtisin në një fushë lulëkuqeje. Ajo ishte e mbrojtur me xham, por Muzeu nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi gjendjen e pikturës pas sulmit. “Riposte Alimentaire” ka marrë përgjegjësinë për disa sulme ndaj artit në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës klimatike