Një grua, familja e së cilës besonte se ajo ishte kidnapuar para 51 vjetësh kur ajo ishte 22-muajshe, është bashkuar me familjen e saj të vërtetë në Fort Worth të Teksasit.
Melissa Highsmith ishte kidnapuar nga një dado e rrejshme në vitin 1971.
Familja e saj ka thënë se ajo ka jetuar në Fort Worth dhe tani njihet me emrin Melanie Brown.
Gjatë fundjavës ajo është takuar me prindërit e saj biologjikë. Familja thotë se kurrë nuk reshtur së shpresuari se një ditë do ta gjenin.
Familja ka thënë se ajo nuk e dinte që ishte kidnapuar derisa babai bëri testin e ADN-së dhe mësoi se kishte lidhje vetëm me fëmijët e tjerë.
Klinika e testeve të ADN-së njoftoi familjen Highsmith për Melissën dhe u kërkoi që të bënin një test të ADN-së së saj për ta konfirmuar identitetin edhe zyrtarisht.
Në vitin 1971, nëna e saj biologjike sapo ishte ndarë nga bashkëshorti dhe ishte shpërngulur në Fort Worth, qytet në të cilin kërkonte kujdestare për vajzën e vogël.
Një grua ishte paraqitur, por i kishte thënë se për vajzën do të kujdesej në shtëpinë e vet dhe nëna ishte pajtuar. Kujdestarja e mori vajzën dhe nuk e ktheu më kurrë.