Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas 15 muajve, Japonia nuk regjistron asnjë të vdekur nga COVID-19

Japonia nuk ka regjistruar asnjë të vdekur nga COVID-19 për herë të parë në 15 muaj.

Numri i rasteve dhe viktimave ka shënuar ulje drastike në të gjithë Japoninë pasi vendi ka vaksinuar më shumë se 70% të popullsisë.

Numri i rasteve arriti kulmin duke shënuar më shumë se 25 mijë të infektuar në gusht për shkak të variantit Delta. Vendi ka regjistruar 18.000 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria planifikon të miratojë vaksinat përforcuese muajin e ardhshëm dhe trajtimet e ndryshme si pilulat për të reduktuar shtrimet në spital dhe për të përballuar një rritje të mundshme të rasteve këtë dimër.