Japonia ka regjistruar të mërkurën 415 vdekje nga COVID-19, numërimi më i lartë ndonjëherë për një ditë të vetme në këtë vend, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë japoneze, shkruan Reuters.
Vendi numëroi 216.219 raste të reja me COVID-19, 4% më shumë nga një javë më parë, treguan gjithashtu të dhënat, duke iu afruar nivelit rekord prej rreth 260 mijë raste në ditë në gusht.
Në shtatë ditët e fundit, Japonia kishte infeksionet më të mëdha të konfirmuara në botë me COVID-19 dhe më së shumti vdekje pas Shteteve të Bashkuara, sipas një raporti nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kina dyshohet se e ka trendin edhe më të rëndë, por shifrat nuk raportohet të sakta.
Artikuj të ngjashëm
-
Rriten rastet me COVID-19 në Kosovë, 49 të mërkurën
-
Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 39 raste të reja
-
Për katër javë, 60 mijë njerëz në Kinë vdiqën nga COVID-19
-
Kina regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë
-
Një i vdekur nga COVID-19 të mërkurën në Shqipëri, 335 raste