Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rriten rastet me COVID-19 në Kosovë, 49 të mërkurën

Në 236 ka shkuar numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e publikuar për të mërkurën. Sipas raportit 24-orësh të mërkurën janë regjistruar 49 raste të reja.

Raporti bën të ditur se janë kryer 225 testime e se janë shëruar 15 persona.

Nga fillimi i pandemisë, si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 3211 persona. Të konfirmuar në total janë regjistruar 269 mijë e 661 raste.