Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një i vdekur si pasojë e COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 32 raste të reja nga testimi i 175 mostrave.

Ndërkohë janë shëruar 20 qytetarë, numri i rasteve aktive është 202.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273.034 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 3208 kanë përfunduar me fatalitet.