Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një muaj pa asnjë viktimë nga COVID-19 në Shqipëri

Ka kaluar një muaj që kur në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë vdekje nga COVID-19.

Tashmë mjekët në Shqipëri po përballen me raste sporadike të koronavirusit, derisa të prekurit janë me shenja të lehta.

Gjatë një jave në poliklinikën numër 10 në Tiranë regjistrohen vetëm pesë raste pozitive me COVID.

“Kemi raste sporadike me COVID. Gjatë një jave pesë raste pozitive. Rastet e konfirmuara janë të rinj të pavaksinuar, por janë me shenja të lehta klinike”, ka thënë mjekja Jonida Diko.

Edhe në spitale prej dy muajsh rastet e shtrimeve kanë zbritur mesatarisht në pesë pacientë. /tvklan