20 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, nga gjithsej 642 testime ditore.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të mërkurën, se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë viktimë.
85 persona janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 271,424.
Me këtë, numri i rasteve aktive ka rënë në 291, raportoi TCh.
Gjashtë persona po marrin trajtim në spitalet COVID.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot, në Shqipëri janë shënuar 275,211 raste pozitive.