Partia në pushtet në Poloni, Ligj dhe Drejtësi (PiS), ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e së dielës, por nuk do të arrijë të foromojë qeverinë, sipas një exit polli, shkruan The Gurdian. Nëse exit polli rezulton i saktë, atëherë më i mundur është një koalicion opozitar për ta formuar qeverinë, udhëhequr nga ish-kryeministri dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Sipas exit pollit, PiS ka fituar 36.8 për qind të votave, ndjekur nga Koalicioni Qytetar i Tuskut me 31.6 për qind. Dy partitë që mund të bëjnë koalicion me Tuskun, Rruga e tretë e qendrës së djathtë dhe Lewica e qendrës së majtë, kanë fituar 13 respektivisht 8.6 për qind.
Një rezultat i tillë do të nënkuptonte se tre partitë opozitare do të kishin shumicën e mandateve në parlamentin 460-vendësh të Polonisë.
Rezultatet përfundimtare do të dihen më vonë sot ose të hënën.