Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelari i ardhshëm gjerman, do të sjellë të mërkurën para parlamentit propozime për ndryshimin rrënjësor të ligjeve të azilit dhe imigracionit, edhe nëse ato përfundojnë duke u miratuar me mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD).
Merz është akuzuar se ka ndryshuar pozicionin e tij kundër partisë së ekstremit të djathtë me ndryshimin e propozuar të ligjit, i cili synon të rritë në mënyrë dramatike numrin e dëbimeve, raporton The Guardian.
Propozimet përfshijnë mbylljen efektive të kufijve tokësorë gjermanë ndaj migrimit të parregullt dhe lejimin e policisë federale të kërkojë urdhër-arreste për njerëzit që nuk kanë të drejtën ligjore për të qëndruar në Gjermani. Kritikët thonë se propozimet mund të shkelin ligjin evropian.
Ndryshimi i politikës vjen pas një sulmi në Aschaffenburg javën e kaluar, në të cilin një fëmijë dyvjeçar dhe një burrë 41-vjeçar u goditën me thikë për vdekje nga një azilkërkues nga Afganistani, i cili ishte planifikuar të dëbohej.
Lidhur me sulmin pritet të flasë të mërkurën edhe kancelari Scholz.
-
Gjermania do të lehtësojë shpalljen “të sigurta” për disa vende prej nga vijnë azilkërkuesit
-
Protesta masive në Gjermani kundër rregullave të reja të propozuara për imigracionin
-
Parlamenti gjerman rrëzon projektligjin për imigrantët, i përkrahur nga ekstremi i djathtë
-
Merkeli kritikon pasardhësin e saj për miratimin e mocionit për imigracion me ndihmën e AfD-së
-
Parlamenti gjerman miraton mocionin për imigracion me ndihmën e AfD-së