Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parlamenti Evropian do ta padisë Komisionin për zhbllokimin e 10 miliardë eurove për Hungarinë

Foto: Reuters

Parlamenti Evropian ka marrë vendim për ta paditur Komisionin Evropian për lirimin e 10.2 miliardë eurove në fondet e ngrira për Hungarinë.

Ky vendim është vulosur të enjten nga kryetarja e Parlamentit, Roberta Metsola, e cila e ka autoritetin përfundimtar për të nisur veprime ligjore kundër institucioneve të tjera përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Me këtë padi bëhet presion mbi Ursula von der Leyenit, e cila kërkon një mandat të dytë në krye të Komisionit.

Partia Popullore Evropiane prej nga vjen Von der Leyeni nuk e ka kundërshtuar votimin e së enjtes.

"Ne duam të sigurohemi që paratë e taksapaguesve të jenë trajtuar në përputhje me Traktatet. Kjo nuk është çështje politike për EPP-në e as s’është një çështje zgjedhore, duam vetëm të kemi qartësi ligjore”, tha eurodeputeti Petri Sarvamaa.

Edhe Komisioni Evropian zhbllokon 10 miliardë euro për Hungarinë Botë Komisioni Evropian zhbllokon 10 miliardë euro për Hungarinë

Reagimi i ligjvënësve ndodhi pas vendimit të marrë nga Komisioni në dhjetor, i cili zhbllokoi 10.2 miliardë euro në fondet për Hungarinë.

Ekzekutivi argumentoi se lirimi ishte i justifikuar pasi Budapesti ka miratuar në maj të vitit të kaluar një reformë për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të zbutur ndërhyrjen politike në gjykata, në përputhje me standardet e vendosura nga Brukseli.