Parisi është një qytet shumë i kërkuar për ushqimin e mirë, artin dhe modën e bukur.
Por një indeks i ri nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC) thotë se Parisi është gjithashtu qyteti më i fuqishëm në botë për turizmin.
WTTC, një organ jofitimprurës i industrisë së udhëtimit me bazë në Britani të Madhe, analizoi të dhënat e turizmit nga viti 2022 për të parë se ku udhëtarët shpenzonin më shumë para.
Lista e përgjithshme e qyteteve më të fuqishme turistike nuk mori parasysh vetëm biletat e muzeve dhe dhomat e hoteleve. Faktori tjetër ishte se sa qeveritë dhe bizneset vendore dhe kombëtare po investojnë në këto qytete si destinacione turistike.
Merrni për shembull Parisin në krye të listës: qyteti po përgatitet të presë Lojërat Olimpike Verore 2024. Megjithëse më pak se 5 për qind e objekteve do të ndërtohen rishtazi për Lojërat, qyteti po derdh burime në infrastrukturë, siguri dhe masa të tjera që do t'i ndihmojnë ata të përgatiten për të pritur botën, raportoi CNN-i të enjten.
Edhe
Top 10 qytetet më tërheqëse në botë këtë vit
Sipas kësaj llogaritjeje, totali i përgjithshëm i turizmit të kryeqytetit francez arriti në 35.6 miliardë dollarë më 2022.
Kush tjetër bën pjesë në listë?
Dy superfuqi botërore, secila kanë nga tri qytete në listën e WTTC-së. Njëra është SHBA-ja e cila ka në listë Orlandon, New Yorkun dhe Las Vegasin që e përfaqësojnë kombin. Në këtë grup, Orlando është ranguar më së larti, turizmi i të cilit arriti vlerën 31 miliardë dollarë në vitin 2022.
Shteti tjetër që ka tri qytete në listë është Kina. Pekini, Shangai dhe Guangzhou janë në top dhjetëshen e qyteteve më të fuqishme për turizmin për vitin 2022.
Në listën e 10 shteteve më të fuqishme janë edhe Tokio në vendin e shtatë, Meksika në vendin e tetë dhe Londra në pozitën e nëntë.
Edhe pse Dubai i mbushur me luks dhe mikpritës i Kupës së Botës të futbollit këtë vit, qyteti përfundoi jashtë 10-shes së parë.
Amsterdami, Barcelona dhe Singapori gjithashtu nuk u renditën në listën e përgjithshme të "më të fuqishmëve".
10 vendet më të fuqishme për turizëm në botë për vitin 2022:
Edhe
Qytetet më tërheqëse për vitin 2023
1. Paris, Francë
2. Pekin, Kinë
3. Orlando, SHBA
4. Shanghai, Kinë
5. Las Vegas, SHBA
6. New York, SHBA
7. Tokyo, Japoni
8. Mexico City, Meksikë
Edhe
Turizmi botëror kthehet në nivelin parapandemik, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të madhe
9. Londër, Britani e Madhe
10. Guangzhou, Kinë