Parisi është shpallur sërish destinacioni i qytetit më tërheqës në botë për vitin 2023, sipas një sondazhi të Euromonitor International.
Në garë ishin 100 qytete dhe lista dominohet bindshëm nga destinacionet evropiane.
Parisi ndiqet menjëherë nga Dubai në vendin e dytë dhe Madridi në vendin e tretë. Në top 10 qytetet, bindshëm triumfojnë ato evropiane, por mes tyre janë edhe Tokito e New Yorku.
Indeksi i destinacioneve më të mira të qyteteve për vitin 2023 përfshin qytetet kryesore nga e gjithë bota, dhe ato renditen në bazë të kritereve që përfshijnë turizmin, qëndrueshmërinë, performancën ekonomike, shëndetin dhe sigurinë. Raporti ia atribuon suksesin e qyteteve evropiane “urbanizimit të shpejtë dhe adoptimit të gjerë të teknologjisë”, sipas CNN.
“Përmirësimi i qëndrueshmërisë, transportit dhe ndikimit social janë disa nga qëllimet kryesore që qytetet sot përqafojnë për të rritur konkurrencën, për të përmirësuar ofertën e tyre turistike dhe për të ofruar udhëtim pa probleme”, sipas Euromonitor International.
Edhe
Top 10 qytetet më tërheqëse në botë këtë vit
10 qytetet më të mira sipas indeksit të Euromonitor për vitin 2023 janë:
1. Paris, Francë
2. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
3. Madrid, Spanjë
4. Tokio, Japoni
Edhe
Qyteti më i vizituar në botë gjatë vitit 2023
5. Amsterdam, Holandë
6. Berlin, Gjermani
7. Romë, Itali
8. New York, SHBA
9. Barcelona, Spanjë
Edhe
Parisi është qyteti më i fuqishëm në botë për turizëm
10. Londër, Britani e Madhe
Stambolli kryeson listën për numrin e turistëve ndërkombëtare më 2023, i ndjekur nga Londra dhe më pas Dubai.