Qyteti që është vizituar më së shumti gjatë vitit 2023 është ndoshta befasi, shkruan “Metro”.
Stambolli në Turqi mori kurorën për më shumë vizitorë në mbarë botën gjatë vitit të kaluar.
Sipas kompanisë së kërkimit të tregut “Euromonitor International”, gjatë vitit 2023 ky metropol priti 20.2 milionë vizitorë.
Nuk është çudi që Stambolli zë vendin e parë, duke pasur parasysh arkitekturën, historinë magjepsëse, plus delikatesat dhe çajin e mahnitshëm.
Lee Dobson, themeluesi i faqes së udhëtimit “Travel City”, ka thënë se Stambolli është një magnet për turistët në mbarë botën, falë kulturës, historisë dhe gjeografisë që e bën jashtëzakonisht tërheqës.
Edhe
Qytetet më tërheqëse për vitin 2023
“I ndodhur në dy kontinente, Evropë dhe Azi, Stambolli ofron një përzierje të pakrahasueshme të traditave lindore dhe perëndimore, të dukshme në arkitekturën dhe jetën e përditshme”, ka thënë ai.
Pas Stambollit, në listën e vendeve më të vizituara, është Londra, e cila zuri vendin e dytë, ndjekur nga Dubai në të tretin dhe një tjetër destinacion turk – Antalia, në vendin e katërt e Parisi në të pestin.