Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj tre personave që dyshohet se organizuan planin për vrasjen e shkrimtares amerikane me prejardhje iraniane, e cila ka folur për abuzimin e të drejtave të njeriut në Iran. Rafat Amirov, Olad Omarov dhe Khalid Mediyev janë akuzuar për pastrim parash dhe vrasje me pagesë.
Të tre janë në paraburgim dhe një tjetër pritet të ekstradohet në SHBA. Ani pse autoritetet amerikane nuk kanë publikuar identitetin e autores, Masih Alinejad, aktiviste opozitare dhe shkrimtare në New York, ka konfirmuar se ishte cak i iranianëve të arrestuar.
Ani pse i dyshuari kryesor jeton në Iran, autoritetet amerikane nuk kanë akuzuar teokracinë iraniane për organizimin e këtij atentati. Mehdiyev u arrestua vitin e kaluar pasi u gjet duke vozitur nëpër lagjen e shkrimtares në Bruklin të New Yorkut.
Me vete kishte një automatik dhe dhjetëra fishekë. Autoritetet amerikane kanë deklaruar se ai po e kërkonte shkrimtaren dhe në kamerat e sigurisë është kapur duke pritur para derës së shtëpisë së saj.