Pyetje të reja janë ngritur mbi përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për ta rrëzuar regjimin iranian, pasi u pretendua se Izraeli donte ta vinte në pushtet populistin Mahmoud Ahmadinejad.
Presidenca e trazuar e Ahmadinejadit, nga viti 2005 deri më 2013, është shënuar nga sulme ndaj Izraelit, por ai e ka rishfaqur veten si kritik i regjimit dhe mbrojtës i të varfërve pasi u përplas me udhëheqësin suprem Ali Khamenei.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPretendohet se Izraeli e bombardoi një ndërtesë sigurie afër shtëpisë së tij në Teheran për ta ndihmuar të shpëtonte nga arresti shtëpiak, por ai thuhet se nuk ndihej rehat me operacionin, raportoi The Guardian.
Planet, që u raportuan nga “New York Times”, u panë gjerësisht si të pamundshme ose dezinformata të dhëna nga mbështetësit e Ahmadinejadit ose shërbimet inteligjente të Izraelit.
Megjithatë, kjo ngjarje tregoi se SHBA-ja dhe Izraeli e mbivlerësuan kundërshtimin ndaj regjimit dhe aftësinë e tyre për ta rrëzuar atë me sulme ajrore.
Presidenti amerikan Donald Trump u përball me kritika të brendshme për shkak të çmimeve të rritura të karburantit, dhe është munduar që ta nxjerrë veten nga konflikti, por ai po konsideron sulme të tjera për ta detyruar Teheranin t’i pranojë kushtet e tij.
Presidenti amerikan ka thënë të hënën se kishte shtyrë një sulm të ri pas intervenimit të liderëve të Gjirit Persik. Por, të martën pas një telefonate me kryeministrit izraelit ai lajmëroi mundësinë e rikthimit të sulmeve.
Irani refuzon të bjerë dakord me kërkesat e Washingtonit për uraniumin e pasuruar. Ai dëshiron të vonojë negociatat mbi të ardhmen e programit të tij bërthamor dhe në vend të kësaj fokusohet në heqjen e sanksioneve në këmbim të përfundimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit.
Mediat iraniane e kanë trajtuar raportin e New York Timesit si të rremë, duke thënë se ish-presidenti nuk ka qenë në arrest shtëpiak. Në kohën e sulmeve fillestare të Izraelit më 28 shkurt, ishte raportuar se Ahmadinejadi ishte vrarë në shtëpinë e tij.
Më pas u konfirmua se ishte goditur një objekt sigurie. Atëkohë spekulohej se Ahmadinejadi do ta shfrytëzonte kaosin për t’u përpjekur ta merrte pushtetin.
Ahmadinejadi nuk do të ishte aleat i Benjamin Netanyahut sepse ai e mohon Holokaustin dhe ka politika të ashpra kundër Izraelit.
Autoriteti i Ahmadinejadit ra ndjeshëm kur ai u përplas me Khamenein më 2011 dhe një vit më vonë rivali i tij, Ali Larijani, u zgjodh kryetar i Parlamentit. Mosmarrëveshjet e tyre u përqendruan në emërimet ministrore dhe politikën ekonomike si dhe në nacionalizmin e Ahmadinejadit, i cili përfshinte glorifikimin e Iranit të lashtë.
Ahmadinejadi u arrestua më 2018 pasi kritikoi qeverinë. Ai u raportua se deklaroi: “Disa prej liderëve aktuale jetojnë të shkëputur nga problemet dhe shqetësimet e popullit, dhe nuk dinë asgjë për realitetin shoqëror”.
Ai raportohet se u ndalua të kandidonte për president sërish, përfshirë më 2024. Pas kësaj, ai ra në heshtje dhe dha shumë pak kritika ndaj sulmeve izraelite në Iran më 2025.