Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur aktakuzë ndaj një iraniani lidhur me komplotin e dyshuar për ta vrarë Donald Trumpin.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka thënë se bëhet fjalë për një komplot që ishte bërë para se Trumpi të zgjidhej president.
Sipas autoriteteve, i dyshuar është Farhad Shakeri, që ka thënë se i ishte dhënë një detyrë të planifikonte vrasjen e Trumpit.
Ai s’është arrestuar dhe besohet të jetë në Iran.
Sipas deklaratës, Farhad Shakeri i kishte informuar zyrtarët amerikanë se i ishte kërkuar që deri më 7 tetor ta hartonte planin dhe ta vriste Trumpin. Ai u ka thënë zyrtarëve se një kontakt i tij në Gardën Revolucionare të Iranit i kishte dhënë instruksione që ta vriste Trumpin, sipas aktakuzës.
-
Trumpi i lidh “Marrëveshjet e Abrahamit” me marrëveshjen me Iranin
-
Trump: SHBA-së do t’i duhet ta sulmojë Iranin sërish
-
Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për t’i dhënë fund luftës
-
WSJ: Trumpi po kërkon përgatitje për zgjatjes të bllokadës ndaj porteve iraniane
-
Trumpi thotë se marrëveshja me Iranin do të ndodhë shpejt dhe se do të jetë shumë më e mirë