Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa në Mianmar, apelon për respektim të “secilit grup etnik”

Papa Françesku tha se e ardhmja e Mianmarit varet nga respektimi i të drejtave të “secilit grup etnik”.

Deklarata u intepretua si mbështetje e tërthortë për myslimanët Rohingya, të cilët kanë qenë subjekt i diskriminimit shtetëror për dekada dhe i shtypjes së dhunshme ushtarake në muajt e fundit.

Papa nuk e përmendi represionin ose fjalën “Rohingya” në fjalimin e tij në kryeqytetin e Mianmarit, Najpidau, por tha se njerëzit e Mianmarit kanë vuajtur “dhe vazhdojnë të vuajnë nga konflikti civil dhe armiqësitë”.

Papa tha se secili që e quan Mianmarin shtëpi, meriton t’i ketë të garantuara të drejtat themelore.

Kreu i Kishës Katolike tha se e ardhmja e Mianmarit duhet të bazohet në “respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të secilit anëtar të shoqërisë”.

Edhe Suu Kyi flet për herë të parë pas krizës, thotë se gjendja në Mianmar nuk është siç po paraqitet Botë Suu Kyi flet për herë të parë pas krizës, thotë se gjendja në Mianmar nuk është siç po paraqitet

“Dallimet fetare nuk duhet të jenë burim i ndarjes dhe mosbesimit, por forcë për unitet, falje, tolerancë dhe ndërtim të shtetit”, tha Papa.

Ai e mbajti fjalimin pas takimit me udhëheqësen civile të Mianmarit, Aung San Suu Kyi, dhe zyrtarë të tjerë.

Është pritur që Papa të ngrejë çështjen e refugjatëve Rohingya në adresimin e tij, por ai nuk e ka përdorur fjalën “Rohingya” në publik.

“Rohingya” është një term nxitës në Mianmarin me shumicë budiste, ku myslimanëve u mohohet shtetësia dhe quhen migrantë ta paligjshëm “bengalezë”.

Mbi 600,000 Rohingya kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh prejse ka nisur vala e fundit e dhunës në muajin gusht.

Edhe OKB-ja bën thirrje për mbështetje globale për refugjatët e komunitetit Rohingya Botë OKB-ja bën thirrje për mbështetje globale për refugjatët e komunitetit Rohingya

Represioni i ushtrisë ka nisur pas disa sulmeve të kryengritësve Rohingya në shtetin Rakhine dhe Qeveria e Mianmarit i hedh poshtë akuzat se ushtria sulmon civilët.

Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, është përballur me kritika të fuqishme nga grupet e të drejtave të njeriut për indiferencën e saj ndaj gjendjes së pakicës myslimane.