(AP) - Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të vazhdojë t’i mbështesë refugjatët e grupit etnik Rohingya në kohën kur bota po përballet me kriza të shumta.
Grandi ndodhet në Tajlandë për takimin rajonal të nivelit të lartë për refugjatët e komunitetit Rohingya, ku edhe theksoi rëndësinë e krizave ekzistuese derisa konflikte të reja po shpalosen. Grandi ka thënë se ndihma humanitare është në rënie dhe u shpreh i shqetësuar për të ardhmen e refugjatëve Rohingya dhe vendeve, si Bangladeshi, që po presin përgjigje.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, më shumë se 650 mijë myslimanë Rohingya janë larguar nga Birmania që nga gushti i 2017-s. Forcat e sigurisë së Birmanisë janë akuzuar për përdhunime masive, vrasje dhe djegie të mijëra shtëpive të komunitetit Rohingya të Birmanisë.
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
OKB: Afganistani po vuan nga “kriza të shumëfishta” përveç tërmetit
-
Gjykatës Ndërkombëtare Penale i kërkohet urdhërarrest për liderin e Birmanisë
-
OKB-ja paralajmëron për “mizori” tjera në Birmani
-
Bangladeshi heton zjarrin në kampin më të madh në botë të refugjatëve