Papa Françesku gjatë adresimit të tij të dielën në Sheshin St. Peter, ka thënë se Vatikani është i gatshëm të bëjë çdo gjë që mundet për paqe në Ukrainë, raporton CNN.
Papa ka thënë se ka dërguar dy kardinalë në Ukrainë për të ndihmuar në angazhimet humanitare.
Papa e ka quajtur luftën çmenduri.
Ai ka bërë thirrje që të kthehet te respektimi i të drejtës ndërkombëtare e po ashtu ka bërë thirrje për korridore të evakuimit të civilëve në mënyrë që ata të ikin nga konflikti.
“Në Ukrainë po rrjedh një lumë i gjakut dhe lotëve. Nuk është thjeshtë një operacion luftarak, por një luftë që krijon vdekje e shkatërrim!” – ka thënë Papa.
Artikuj të ngjashëm
-
Papa bën thirrje për fund të luftës në Ukrainë
-
Papa Françesku bën thirrje për paqe në Lindje të Mesme dhe Ukrainë
-
Papa: Lufta është një e keqe, le të lutemi për ata që vuajnë
-
Papa Françesku ripërsërit thirrjen për paqe në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme
-
Papa Françesku bën thirrje për paqe në Ukrainë