Papa Françesku udhëhoqi meshën e Krishtlindjeve në Vatikan të shtunën mbrëma, dhe si vitet e kaluara, ai dërgoi mesazhe në lidhje me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Bazilika e Vatikanit edhe këtë vit para meshës ka qenë e mbushur plot dhe sipas La Stampa kanë marrë pjesë 7 mijë besimtarë, ndërsa 3 mijë të tjerë kanë ndjekur ngjarjen nga sheshi i Shën Pjetrit.
Duke qenë se Papa është në gjendje jo të mirë shëndetësore, Papa mbërriti në këtë meshë me karrocë dhe në fjalën e tij iu referua veçanërisht botës moderne dhe zakoneve që “gllabërojnë” gëzimin dhe qëllimin e Krishtlindjeve.
"Çfarë thotë kjo natë për jetën tonë? Dy mijëvjeçarë pas lindjes së Jezusit, pas shumë Krishtlindjeve të festuara me dekorime dhe dhurata, pas kaq shumë konsumim? Ne dimë kaq shumë gjëra për Krishtlindjet, por harrojmë kuptimin e saj", ka thënë Papa.
Gjatë fjalimit, Papa ka theksuar se të dobëtit janë viktima të qëndresës njerëzore.
"Të dobëtit janë viktima të grykësisë dhe burrat e etur për pushtet gllabërojnë vëllezërit dhe motrat e tyre. Edhe fëmijët sot po gllabërohen nga luftërat. Krishtlindjet nuk festohen pa të varfrit. Njerëzimi sot është i pangopur me para, pushtet dhe kënaqësi. Nuk lë asnjë vend për të varfrit. Zoti nuk është një baba që gllabëron fëmijët e tij, por ai që na bën fëmijët e tij në Jezusin dhe na ushqen me butësi. Ai nuk qëndron i largët dhe i fuqishëm, por bëhet i afërt dhe i përulur”, ka thënë Papa.
-
Në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku lutet për paqen në Lindjen e Mesme e Ukrainë
-
Papa Françesku ripërsërit thirrjen për paqe në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme
-
Papa Françesku për Krishtlindje: Bota po vuan nga uria e paqes
-
Papa Françesku: Lufta nuk shkatërron vetëm të tashmen por edhe të ardhmen
-
Papa Françesku: Ndaleni masakrën