Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pamje të eklipsit hënor

eklipsi hënor, eklipsi

Mesnatën e së hënës, një hënë e madhe u pa në qiell, derisa shumë vende panë edhe eklipsin hënor, që ishte paralajmëruar të ndodhte.

Siç raportoi BBC-ja të hënën, pak pas orës 03:30, Toka u pozicionua mes diellit dhe hënës, duke mos lejuar depërtimin e rrezeve të diellit në sipërfaqen e hënës, me ç’rast hëna u eklipsua.

Vëzhguesit e hapësirës kapën pamje të bukura të qiellit. Një hënë e madhe u pa edhe në Kosovë.

Brenda një viti ndodhin rreth 2 eklipse hënore. Eklipsi hënor, për dallim nga ai diellor, mund të zgjasë deri në dy orë.

Image
Image