Pamjet me dron në Amazonë tregojnë çfarë po ndodh me flakët që përhapen çdo ditë e më shumë.
Pemë që digjen dhe tymi që "bashkohet" me qiellin, kjo është gjithçka shohim nga pyjet tropikale.
Këto pamje i kanë hidhëruar të gjithë pasi po digjen pyjet e Amazonës, të cilat cilësohen se prodhojnë 30% të oksigjenit.
Shqetësimi ka arritur deri tek liderët botërorë, të cilët në samitin e G7 vendosën që të dhurojnë 22 milionë dollarë për të ndihmuar me luftën kundër zjarreve.
Por Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro nuk e pranoi ndihmën e vendeve të G7 dhe u zotua në një fjalim drejtuar kombit se do mobilizonte ushtrinë për të ndihmuar në luftimin e flakëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Brazili nuk jep arsye për refuzimin e ndihmës së G7-s për zjarret në Amazonë
-
Presidenti i Brazilit e kundërshton ndihmën e G7-ës për Amazonën
-
Leonardo DiCaprio dhuron 5 milionë dollarë për shuarjen e zjarreve në Amazonë
-
Numri rekord i zjarreve në pyjet e Amazonës duhet të shihet si “krizë ndërkombëtare”
-
Amazona, mushkëria e fundit e njerëzimit po digjet