Qeveria braziliane ka thënë se do të refuzojë ofertën për ndihmë nga vendet e G7-s për të ndihmuar në trajtimin e zjarreve në pyjet e Amazonës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ishte nikoqir i samitit të G7-s, që përfundoi të hënën, ka thënë se 22 milionë dollarë do t’i dhurohen Brazilit, transmeton KTV.
Zyrtarët brazilianë nuk dhanë asnjë arsye për refuzimin e këtij fondi. Por, presidenti Jair Bolsonaro ka akuzuar Francën se po e trajton Brazilin si koloni.
Ministri i tij i Mbrojtjes tha se zjarret në Amazonë nuk ishin jashtë kontrollit.
Ministri Fernando Silva, tha se 44,000 ushtarë janë vendosur për të luftuar zjarret dhe krimet mjedisore në Amazonë.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti i Brazilit e kundërshton ndihmën e G7-ës për Amazonën
-
Pamje dramatike të filmuara me dron në Amazonë
-
Edhe 26 mijë vatra zjarri ende aktive në Amazonë
-
G7 do t'i ndihmojnë Brazilit për shuarjen e zjarreve në Amazonë
-
Macron thotë se udhëheqësit e G7-s janë afër planit për ta ndihmuar Amazonën