Një grua palestineze është qëlluar për vdekje nga trupat izraelite në një pikë qëndrimi të ushtrisë në Hebron, në Bregun Perëndimor të okupuar, pasi raportohet se është munduar ta therë me thikë një ushtar.
Gruaja 20-vjeçare, e quajtur Maimunah Abdel Al-Hamid Harahsha, është vrarë nga “të shtëna me armë pushtimi në veri të Hebronit", ka thënë të mërkurën Autoriteti i Përgjithshëm Palestinez për Çështjet Civile, raporton CNN.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë thënë se “është penguar një përpjekje për therje me thikë të një ushtari të IDF-së, në një vendqëndrimi të forcave në zonën e kryqëzimit të Okfim".
“Terroristja ishte e armatosur me thikë dhe vrapoi në drejtim të ushtarëve, të cilët u përgjigjën me zjarr duke e eliminuar terroristen. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në deklaratën e IDF-së.
-
Një palestinez vret një izraelit në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite vret një shofer
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Një i vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm me thikë në Izrael
-
Sulm ndaj një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor, të paktën tetë të lënduar
-
Një e vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm i dyshuar terrorist në Izrael