Autoriteti Palestinez ka anuluar marrëveshjen nën të cilën Izraeli do t’i jepte së paku një milion vaksina për COVID-19.
Autoriteti ka thënë se dozat Pfizer janë afër skadimit të afatit të përdorimit.
Më herët, Izraeli ka thënë se nuk kishte nevojë për një stok të vaksinave afër skadimit dhe ato do të përdoreshin për të shpejtuar programin e vaksinimit për palestinezët.
Në kthim, palestinezët do t’i jepnin Izraelit një numër të njëjtë të vaksinave që ata po presin nga kompania e Pfizerit më vonë këtë vit, raporton BBC.
Ministrja e Autoritetit të Shëndetësisë palestineze, Mai Alkaila, ka thënë se u ishte thënë se dozat e vaksinës do të skadojnë në korrik ose gusht, por kur arritën data e tyre ishte qershor.
“Nuk është kohë e mjaftueshme t’i përdorim të gjitha, kështu që i refuzuam”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Izraeli nuk ka komentuar lidhur me datën në to.