Më shumë se 1 000 karabinierë morën pjesë në një operacion të gjerë kundër Ndrangetas, mafia e fuqishme kalabreze, ku 116 anëtarë të kësaj organizate janë prekur nga mandate arresti, njoftoi sot media italiane.
Karabinierët ishin të mbështetur nga helikopterë, njësi me qen dhe specialistë në kërkimin e bunkerëve që përdoren si strehë për bosët e mafias.
Akuzat kryesore lidhen me krime të tipit mafioz, zhvatje, vjedhje, mbajtje e jashtëligjshme e armëve dhe të tjera, sipas medias, transmeton atsh.
Të paktën 24 familje mafioze Kalabreze ishin prekur nga ky operacion i gjerë që mundësoi zbulimin e strukturave të reja të Ndrangetas, disa lloj gjyqesh që supozohej të zgjidhnin konfliktet e brendshme mes klaneve të ndryshme kriminale.
-
Arrestohen 130 anëtarë të mafisë siciliane
-
Një murgeshë në mesin e 25 të arrestuarve për lidhje me mafian italiane, Ndrangheta
-
Italia vazhdon ta godasë mafinë e fuqishme, ia prangos edhe 61 anëtarë
-
Lidhjet me “Ndranghetan”, arrestohen 56 persona në Itali dhe konfiskohen pasuri 250 mln euro
-
Policia italiane arreston 12 persona, mes tyre edhe anëtarë të “Ndranghetas”